Pikat kryesore
- I ftuar në studion e “Kampionët e Botës” në Tv Klan, Meriton Mjekiqi iu përgjigj një serie pyetjesh të shpejta nga moderatorja Marina Vjollca, ku skena e muzikës u krahasua me një fushë futbolli.
- Artisti nuk hezitoi të japë emra konkretë dhe mendimet e tij për disa nga figurat më të njohura të industrisë.
- E pashë albumin e Butrintit dhe ishte shumë i bukur, edhe videoklipet.” Cili është ‘derbi’ më i fortë në rep sot?
I ftuar në studion e “Kampionët e Botës” në Tv Klan, Meriton Mjekiqi iu përgjigj një serie pyetjesh të shpejta nga moderatorja Marina Vjollca, ku skena e muzikës u krahasua me një fushë futbolli. Artisti nuk hezitoi të japë emra konkretë dhe mendimet e tij për disa nga figurat më të njohura të industrisë. Cili lojtar po bën progres në këtë sezon? Meriton Mjekiqi: “Po e lëmë te këngëtarët. E pashë albumin e Butrintit dhe ishte shumë i bukur, edhe videoklipet.” Cili është ‘derbi’ më i fortë në rep sot? Meriton Mjekiqi: “Shumë e vështirë…” Do të të jap karton të kuq, ti bëje namin atje. Meriton Mjekiqi: “Po me dissa, do thoja Buta me Mossi-n.” Autogol në karrierë? Meriton Mjekiqi: “Luiz Ejlli!” Titullar vetëm prej emrit, jo prej performancës? Kush është Messi në performancë? Meriton Mjekiqi: “Në industrinë e muzikës unë mendoj se është Ghetto Geasy.” Cili është transferimi më i shtrenjtë nëse skena do të ishte kampionat? Meriton Mjekiqi: “Nëse shohim si është rritur dhe si e ka mbajtur veten që nga dalja e parë televizive, do të ishte Don Xhoni.” Kush meriton karton të kuq? Meriton Mjekiqi: “Çdo reper i dobët!” Cila është lojtarja që vendos ndeshjen sot? Meriton Mjekiqi: “Për momentin është Tayna në formë, elitare. Muzika e saj dëgjohet në të gjithë botën.” Kush e merr Topin e Artë këtë vit? Meriton Mjekiqi: “Unë jam pro atyre që i kanë nxjerrë artistët në pah dhe do të them prapë Ghetto Geasy. Më vjen keq që po e them në emisionin tënd, por kështu mendoj.” Me përgjigjet e tij të drejtpërdrejta, Meritoni dha vlerësimet e veta për emrat më të komentuar të muzikës shqiptare, duke veçuar Ghetto Geasy si figurën më dominuese të momentit, ndërsa komenti i tij për Luiz Ejllin pritet të ngjallë reagime të shumta në rrjet.