Në transmetim, Siaw u ftua të fliste, por fillimisht moderatorja Hygerta Sako tha se nuk mund t’i shqiptonte emrin dhe pasi gazetari lexoi emrin, Sako dhe të ftuarit qeshën.
Situata përshkallëzoi kur futbollisti u shfaq në ekran i errësuar dhe të ftuarit bënë batuta që aludonin në ngjyrën e tij të lëkurës.
Këshilli i Ankesave pranë AMA që shqyrtoi rastin gjeti se RTSH, drejtuesja e emisionit, gazetari dhe të ftuarit u përfshinë në sjellje denigruese.