Pikat kryesore
- Në 24 orët e fundit, policia ka ndaluar 15 shoferë në gjithë territorin e vendit për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve.
- Sipas të dhënave, asnjëri prej tyre nuk posedonte patentë shoferi, ndërsa tre ishin të mitur.
- Dy prej të ndaluarve ishin përfshirë edhe në aksidente trafiku.
Në 24 orët e fundit, policia ka ndaluar 15 shoferë në gjithë territorin e vendit për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve. Sipas të dhënave, asnjëri prej tyre nuk posedonte patentë shoferi, ndërsa tre ishin të mitur. Dy prej të ndaluarve ishin përfshirë edhe në aksidente trafiku. Nga MPB bëjnë të ditur se pesë persona janë ndaluar në Tetovë, prej tyre dy të mitur, tre në Shkup, dy në Prilep ku njëri ishte i mitur, si dhe nga një person në Dellçevë, Shtip, Gjevgjeli, Zajas dhe Demir Hisar. Po ashtu, njëri nga të miturit në Tetovë dhe edhe një shofer tjetër më herët kishin qenë pjesë e aksidenteve rrugore. Pas përfundimit të dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet penale përkatëse. Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të zbatojnë rregullat e trafikut, të mos ulen në timon pa kaluar provimin për patentë shoferi, të mos drejtojnë automjetin nëse u është vendosur masë ndalimi për drejtim, apo kur janë nën ndikimin e alkoolit, me qëllim që të kontribuohet së bashku për rrugë më të sigurta.