Pikat kryesore
- Mesa duket po, pas ndalesës që Reali pësoi në shtëpi ndaj Zhironës.
- Diferenca në kampionat me Barcelonën është e tillë që nuk të jep shumë shpresë për përmbysje të situatës.
- Përfundoi 1-1 dueli në “Santiago Bernabeu”, edhe pse madrilenët patën epërsi në thuajse gjithçka.
A thua ishte kjo një lamtumirë? Mesa duket po, pas ndalesës që Reali pësoi në shtëpi ndaj Zhironës. Diferenca në kampionat me Barcelonën është e tillë që nuk të jep shumë shpresë për përmbysje të situatës. Përfundoi 1-1 dueli në “Santiago Bernabeu”, edhe pse madrilenët patën epërsi në thuajse gjithçka. Nuk mjaftoi goli I shënuar në nisje të pjesës së parë nga Federiko Valverde, pasi miqtë u përgjigjën shpejt me rrjetën e realizuar nga ish-lojtari I Atletikos, Tomas Lemar. Pas humbjes po në “Bernabeu” ndaj Bajernit në Champions, barazimi ndaj Zhironës plotësoi një javë të zezë për rekordmenët e titujve në Spanjë dhe në Europë. Siç shkruajnë mediat, shpresa e vetme mbetet pikërisht Championsi. E përditshmja e kryeqytetit “Marka” titullin: Mynihu ose asgjë! Katastrofë e Madridit që praktikisht I thotë lamtumirë La Ligës!” Ja edhe përfundimi I gazetës tjetër sportive të Madridit, “AS”: Dënim kapital! Reali konfirmon lamtumirën nga La Liga me një barazim të trishtuar ndaj Zhironës! Të bardhët protestojnë për penallti! Skuadra e trajnerit Arbeloa bëri shumë, 17 gjuajtje në portë ndaj 7 të miqve, dhe 9 në kuadrat ndaj vetëm dy, por sërish doli pak. Barcelona duket se po shkon drejt mbrojtjes së titullit të fituar vjet. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Barça pranë “lamtumirës”/ Katalanasit “KO” në shtëpi nga Atletico, Champions një mirazh Barcelona “mbyll” garën/ Skuadra “blaugrana” mundi 1-2 Atletico, shkëputet në vendin e parë Real fiton “klasiken” e koshit/ Triumf i madh madrilen në kampionat, në fushën e Barçës