Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, biznesi i kundërligjshëm

Pikat kryesore

  • Tre persona janë arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se kanë kanosur dy shtetas, babë e bir.
  • Ata akuzohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ushtruar kanosje për motive të dobëta ndaj dy personave të tjerë.
  • Gjatë kontrolleve të ushtruara në aktivitetin tregtar të dy prej të arrestuarve, policia konstatoi edhe një veprimtari të kundërligjshme në fushën ushqimore.

Tre persona janë arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se kanë kanosur dy shtetas, babë e bir. Sipas policisë, në pranga ranë shtetasit G. B., 67 vjeç, E. B., 33 vjeç (babë e bir), si dhe A. B., 61 vjeç, të tre banues në Shkodër. Ata akuzohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ushtruar kanosje për motive të dobëta ndaj dy personave të tjerë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në aktivitetin tregtar të dy prej të arrestuarve, policia konstatoi edhe një veprimtari të kundërligjshme në fushën ushqimore. Sipas hetimeve, ata prodhonin produkte ushqimore të pamiratuara nga autoritetet përkatëse dhe në kushte jashtë standardeve higjeno-sanitare.

Lini një Përgjigje