Pikat kryesore
- Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja për integrimin në BE, Majlinda Dhuka, mori pjesë këtë të mërkurë, më 15 prill, në një nga aktivitetet e ditës së fundit të Samitit të IV të Diasporës që mbahet në Tiranë.
- Gjatë fjalimit të saj, Dhuka ka theksuar rolin vendimtar të diasporës shqiptare në procesin e integrimit europian dhe zhvillimin e vendit.
- Ajo u shpreh se shqiptarët janë ndër popujt më pro-europianë në Europë dhe se ky orientim përbën një avantazh të rëndësishëm për rrugën e integrimit.
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja për integrimin në BE, Majlinda Dhuka, mori pjesë këtë të mërkurë, më 15 prill, në një nga aktivitetet e ditës së fundit të Samitit të IV të Diasporës që mbahet në Tiranë. Gjatë fjalimit të saj, Dhuka ka theksuar rolin vendimtar të diasporës shqiptare në procesin e integrimit europian dhe zhvillimin e vendit. Ajo u shpreh se shqiptarët janë ndër popujt më pro-europianë në Europë dhe se ky orientim përbën një avantazh të rëndësishëm për rrugën e integrimit. “Shqiptarët janë popujt më europiandashës në të gjithë Europën, sigurisht në Ballkan por edhe në çdo vend tjetër të Europës.“ , tha ajo. Po ashtu kryenegociatorja theksoi se Shqipëria ka nevojë për kontributin dhe pjesëmarrjen e diasporës në transformimin e vendit, veçanërisht në fushat e teknologjisë, inovacionit dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Europian. “Ne kemi shumë nevojë për kontributin, pjesëmarrjen tuaj në këtë transformim të vendit.”, shtoi Dhuka. Sipas saj, emigrantët shqiptarë përfaqësojnë “ kapitalin më të çmuar ” të vendit dhe njëkohësisht janë një urë e rëndësishme komunikimi dhe imazhi për Shqipërinë në Europë dhe më gjerë. Dhuka vuri në dukje gjithashtu se remitancat e diasporës kanë qenë një mbështetje e rëndësishme për ekonominë shqiptare ndër vite, ndërsa theksoi se qeveria po punon për të krijuar programe bashkëpunimi që mundësojnë përfshirjen e tyre sipas fushave të interesit. “Ju jeni zëri ynë atje! Ne kemi programe që ju të mund të punoni me ne, sipas dëshirës dhe fushës së interesit të cilat do të prezantohen sot.”, tha Dhuka. Ajo bëri thirrje për forcimin e imazhit të Shqipërisë jashtë vendit dhe për angazhimin aktiv të diasporës në promovimin e investimeve dhe vizitave të turistëve të huaj në vend: “Shkrini barrierat, ne jemi të mrekullueshëm, por nuk ka kanë njohur mirë. Bëni miq dhe ftojini të vizitojnë Shqipërinë, ftojini të investojnë në Shqipërinë. Ju lutem të shtohemi në numër, referoni një mik, lidhni një bashki me një bashki…”