Mashtruan me TVSH-në, bllokohen 73 milionë lekë llogari bankare të 6 kompanive

Mashtruan me TVSH-në, bllokohen 73 milionë lekë llogari bankare të 6 kompanive

Pikat kryesore

  • Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, rezultoi se këto subjekte kanë përdorur fatura fiktive me qëllim shmangjen e detyrimeve tatimore.
  • Për këtë arsye, u vendos sekuestro preventive dhe bllokim i menjëhershëm i llogarive bankare për disa shoqëri, me vlera të konsiderueshme monetare.” , bëri me dije Prokuroria.
  • Nga analiza financiare rezultoi se vlera e transaksioneve të dyshuara shkon mbi 73 milionë lekë, ndërsa dëmi i mundshëm ndaj buxhetit të shtetit lidhet me mosdeklarimin dhe shmangien e pagesës së tatimeve.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tirana ka njoftuar këtë të mërkurë, më 15 prill, se ka vendosur sekuestrimin dhe bllokimin e menjëhershëm të llogarive bankare të gjashtë shoqërive tregtare, me një vlerë totale prej rreth 73 milionë lekësh, të dyshuara për përfshirje në skema mashtruese me TVSH dhe fshehje të të ardhurave. Sipas njoftimit zyrtar, nga hetimet rezulton se këto subjekte kanë përdorur fatura fiktive për punime dhe shërbime që nuk janë kryer realisht, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitimin e padrejtë të rimbursimeve të TVSH-së. “Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë u vendosën sekuestro preventime dhe bllokim i menjëhershëm i llogarive bankare për gjashtë shoqëri me një total prej 73.051.436 lekë. Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, rezultoi se këto subjekte kanë përdorur fatura fiktive me qëllim shmangjen e detyrimeve tatimore. Këto subjekte dyshohet se kanë qenë pjesë e një skeme të organizuar, ku janë lëshuar dhe përdorur fatura për punime dhe shërbime të pa kryera realisht, me qëllim përfitimin e padrejtë të TVSH-së dhe uljen e detyrimeve fiskale. Për këtë arsye, u vendos sekuestro preventive dhe bllokim i menjëhershëm i llogarive bankare për disa shoqëri, me vlera të konsiderueshme monetare.” , bëri me dije Prokuroria. Nga analiza financiare rezultoi se vlera e transaksioneve të dyshuara shkon mbi 73 milionë lekë, ndërsa dëmi i mundshëm ndaj buxhetit të shtetit lidhet me mosdeklarimin dhe shmangien e pagesës së tatimeve. Hetimet vijojnë për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me TVSH” dhe “Fshehja e të ardhurave”, ndërsa nuk përjashtohet zgjerimi i mëtejshëm i procedimeve.

Lini një Përgjigje