Pikat kryesore
- Konstituimi i komisioneve në parlamentin e Shqipërisë nuk solli vetëm debate dhe përplasje politike, por edhe tinguj të një fëmijë të lindur pak javë më parë.
- Anëtari më i ri në Kuvend ditën e sotme ishte Blini, fëmija i katërt i deputetes socialiste Ilva Gjuzi, i cili shoqëronte mamanë e tij në punë.
- Deputetja e re socialiste, e zgjedhur më 11 maj në Kavajë, u shfaq në Komisionin e Burimeve Natyrore së bashku me djalin e saj një muajsh të lidhur rreth trupi të saj.
Konstituimi i komisioneve në parlamentin e Shqipërisë nuk solli vetëm debate dhe përplasje politike, por edhe tinguj të një fëmijë të lindur pak javë më parë. Anëtari më i ri në Kuvend ditën e sotme ishte Blini, fëmija i katërt i deputetes socialiste Ilva Gjuzi, i cili shoqëronte mamanë e tij në punë. Deputetja e re socialiste, e zgjedhur më 11 maj në Kavajë, u shfaq në Komisionin e Burimeve Natyrore së bashku me djalin e saj një muajsh të lidhur rreth trupi të saj. Ledhatimet mes mamasë deputete dhe bebes së saj janë një shfaqje për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë, një miksim i punës si deputete dhe prindërimit që në parlamentet europiane nuk është më prej kohësh tabu.