Skandal ushqimor: Shqiptarët konsumuan mbi 7 ton pjeshkë të kontaminuara me pesticidin e rrezikshëm “Phosmet”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konfirmuar praninë e mbetjeve të larta të pesticidit të ndaluar “Phosmet” në një sasi të madhe pjeshkësh të importuara nga Greqia, duke ngritur alarmin për sigurinë ushqimore në vend.

Ne treg janë hedhur gjithsej 7324 kilogramë pjeshkë, ndërsa inspektorët e AKU-së kanë arritur të bllokojnë vetëm 28 kilogramë. Pjesa tjetër, rreth 7300 kilogramë, është konsumuar tashmë nga qytetarët shqiptarë.

Ekspertët paralajmërojnë se “Phosmet” është një pesticid me rrezik të lartë, i cili mund të shkaktojë probleme serioze me zemrën, sistemin e frymëmarrjes, sistemin nervor dhe atë tretës. Ndërkohë, autoritetet nuk kanë bërë publik emrin e subjektit importues, duke mos ofruar transparencë të plotë për produktin që ka rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.

Ky rast ngre shqetësime të thella për mungesën e kontrolleve efektive në dogana dhe në treg, ndërkohë që qytetarët kërkojnë përgjegjësi nga institucionet përkatëse dhe transparencë të plotë mbi produktet që arrijnë në tryezat e tyre.

Lini një Përgjigje