Kush është banori me më shumë gafa gjatë testit të inteligjencës

Kush është banori me më shumë gafa gjatë testit të inteligjencës

Sfida e kulturës së përgjithshme dhe inteligjencës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka vënë në provë njohuritë e banorëve, duke dhuruar njëkohësisht edhe shumë momente argëtuese për publikun. Pas numërimit të përgjigjeve të sakta dhe atyre të gabuara, tashmë është krijuar një panoramë e qartë si për banorët më të përgatitur, ashtu edhe për ata që kanë bërë më shumë gafa.

Sipas rezultatit të kësaj sfide, Selin rezultoi banorja me numrin më të madh të përgjigjeve të gabuara. Disa nga përgjigjet e saj u bënë menjëherë virale në rrjetet sociale, si deklaratat “shekulli ka 15 vjet” apo “të sapomartuarve u hidhen banane”. Këto momente sollën shumë të qeshura, por në të njëjtën kohë bënë që ajo të mbetej shumë pas në pikë.

Nga ana tjetër, gara për vendet e para ishte më e fortë dhe nxori në pah tre banorët që spikatën për njohuritë e tyre në këtë test të organizuar nga “Vëllai i Madh”.

Renditja përfundimtare ishte:

Vendi i parë: Miri – fituesi i sfidës, duke konfirmuar edhe një herë reputacionin e tij si një nga banorët më të zgjuar të shtëpisë.

Vendi i dytë: Edisa.

Vendi i tretë: Artani.

Kjo sfidë jo vetëm që testoi njohuritë e banorëve, por edhe krijoi disa nga momentet më të komentuar të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.

Lini një Përgjigje