Pikat kryesore
- Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, si rezultat i hetimeve intensive të kryera me metoda proaktive, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Flagranca”.
- Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Ivanaj, u gjetën të kultivuara 306 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.
- Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, si rezultat i hetimeve intensive të kryera me metoda proaktive, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Flagranca”. Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Ivanaj, u gjetën të kultivuara 306 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies. Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë në vendin ku ishin kultivuar bimët narkotike dhe arrestuan shtetasit Nikoll Zabelaj 40 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, dhe Kin Plepi 43 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, të dyshuar si autorë të kultivimit të këtyre bimëve. Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Rama mbron Zvërnecin, por jo Elisën/ Çupi: Lëvizja e Elisës dhe ‘Neomalësores’, tradhëti kombëtare dhe përdorim i postit zyrtar Turqia kthehet në shtëpi/ Pavarësisht pretendimeve të mëdha, largohet nga ky Botëror Avioni i ri i Trump/ Presidenti prezanton dhuratën luksoze nga Katari, pavarësisht polemikave