Kryente vjedhje në Tiranë/ Pranga 21-vjeçarit, në skemë edhe një i mitur

Kryente vjedhje në Tiranë/ Pranga 21-vjeçarit, në skemë edhe një i mitur

Pikat kryesore

  • Një 21-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet për vjedhje.
  • Policia thotë se i riu shtynte edhe një të mitur 13 vjeç për të kryer vjedhje.
  • Nga hetimet rezultoi se më datë 20 nëntor ka vjedhur produkte të ndryshme në një market.

Një 21-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet për vjedhje. Policia thotë se i riu shtynte edhe një të mitur 13 vjeç për të kryer vjedhje. Nga hetimet rezultoi se më datë 20 nëntor ka vjedhur produkte të ndryshme në një market. Gjatë veprimeve hetimore u provua se ky shtetas ka bashkëpunuar dhe ka nxitur një të mitur 13 vjeç për të kryer vjedhje, konkretisht: -vjedhjen e një shumë parash dhe produkteve të ndryshme në një market; -vjedhjen e një shumë parash në një lokal, të dyja vjedhjet të ndodhura më datë 06.12.2025. Po ashtu, gjatë hetimeve u zbulua se 21-vjeçari i ka shitur një shtetasi tjetër veshje uniforme policie, një radio, një palë pranga, si dhe municion luftarak. Punohet ende për të përcaktuar burimin e sigurimit të këtyre sendeve të kundërligjshme. Të gjitha sendet e kundraligjshme, bashkë me një shumë parash që dyshohet të jenë të vjedhura, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Antonio Costa: S’mund ta pranojmë ndërhyrjen e SHBA në jetën politike të Evropës Konfiskim pasurive të Elton Arkaxhiut/ I dënuar në Francë për trafikim të lëndëve narkotike Kosovë/ Partitë publikojnë listat, kush u përfshi dhe kush mbeti jashtë

Lini një Përgjigje