Konfiskim pasurive të Elton Arkaxhiut/ I dënuar në Francë për trafikim të lëndëve…

Konfiskim pasurive të Elton Arkaxhiut/ I dënuar në Francë për trafikim të lëndëve…

Pikat kryesore

  • TIRANË- Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit Elton Arkaxhiu.
  • Ky shtetas është i dënuar në Francë për veprën penale ‘Trafikim i narkotikëve’ dhe personave të lidhur me të.
  • Nga hetimet, u identifikuan se pasuritë e shtetasit Arkaxhiu nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e këtij shtetasi.

TIRANË- Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit Elton Arkaxhiu. Ky shtetas është i dënuar në Francë për veprën penale ‘Trafikim i narkotikëve’ dhe personave të lidhur me të. Nga hetimet, u identifikuan se pasuritë e shtetasit Arkaxhiu nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e këtij shtetasi. “Nga analiza financiare dhe dokumentacioni i administruar rezultoi se, për periudhën kur janë vendosur pasuritë, veçanërisht vitet 2005-2010, ky shtetas dhe personat e lidhur me të, konkretisht i vëllai kanë qenë në pamundësi objektive financiare për të përballuar blerjen e njësisë shërbimi me sip.108 m² dhe pasurisë me nr.5/255, pasi totali i të ardhurave të ligjshme (rroga, pensione, aktivitet tregtar, kredi, hua dhe të ardhura të tjera) është dukshëm më i ulët se totali i investimeve dhe shpenzimeve të konstatuara, duke krijuar diferenca negative rezultuar nga akti i ekspertimit, çka e bën të pamundur që këto pasuri të jenë financuar nga burime të ligjshme. Po kështu, për shtetasin A. M., i cili sipas deklaratës noteriale pretendon pronësinë e njësisë së shërbimit me sip 63 m², analiza tregon se në momentin e krijimit të pasurisë 63 m² në vitet 2005-2006 ai rezulton në pamundësi financiare, rezultuar nga akti i ekspertimit, ndaj këto të ardhura të mëvonshme nuk mund të justifikojnë burimin e pasurisë në kohën e blerjes. Gjithashtu rëndësi merr edhe deklarimi i administratorit të shoqërisë “INA” sh.p.k., i cili ka sqaruar se në kryerjen e pagesave për të dy kontratat në të gjitha rastet ka qenë i pranishëm vetë B.A., ndërsa nuk ka mundur të ndajë pjesëmarrjen e A.M. në këto pagesa. Mungesa e mundësisë financiare të A.M. në momentin e krijimit të pasurisë, së bashku me deklarimet se pagesat janë kryer faktikisht nga B. A., përbëjnë të dhëna të dobishme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se pasuria 63 m² nuk është në zotërim të A.M., por të E. A.”, thuhet në njoftimin zyrtar. A. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! VIDEO/ Aksident tragjik në Francë, makina u përplas me një mur dhe përfundoi në pishinën e një banese, vdesin 3 adoleshentë Franca prezanton shërbimin ushtarak vullnetar Francë, arrestohen tre persona të dyshuar për spiunazh për Rusinë

Lini një Përgjigje