Pikat kryesore
- Krishtlindjet janë kremtuar në kishat e Fierit ku përqendrimi më i madh i besimtarëve ishte në kishën e Shën Gjergjit në Fier.
- Mesha përkatëse për lindjen e Jezu Krishtit nisi rreth orës 10:00 por besimtarët u mblidhen në kishë që në orët e para të paradites së 25 dhjetorit.
- Përveç besimtarëve praktikantë të fesë ortodokse në këtë Krishtlindje kisha e Shën Gjergjit u frekuentua edhe nga shumë të rinj.
Krishtlindjet janë kremtuar në kishat e Fierit ku përqendrimi më i madh i besimtarëve ishte në kishën e Shën Gjergjit në Fier. Mesha përkatëse për lindjen e Jezu Krishtit nisi rreth orës 10:00 por besimtarët u mblidhen në kishë që në orët e para të paradites së 25 dhjetorit. Përveç besimtarëve praktikantë të fesë ortodokse në këtë Krishtlindje kisha e Shën Gjergjit u frekuentua edhe nga shumë të rinj. Kjo sipas tyre është një festë që i bashkon njerëzit. Komuniteti ortodoks në Fier është më i madhi. Bashkëjetesa me komunitetin mysliman është e dukshme edhe në urimet e festave. Mesha e Krishtlindjes në kishën e Shën Gjergjit u drejtua nga mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Nikolla. Pas ceremonisë fetare besimtare dhe qytetarë festojnë Krishtlindjen familjarisht në shtëpi ose në lokalet me ushqim tradicional. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Mesha e parë e Krishtlindjeve, mesazhi i Papa Leoni XIV Pemët e Krishtlindjeve, nga ashja te bredhi, çfarë simbolizojnë? Mesha e Krishtlindjes/ Besimtarët katolikë kremtojnë ngjalljen e Krishtit në katedralen e Shën Palit