Korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtorë 3 të pandehur

Korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtorë 3 të pandehur

Pikat kryesore

  • Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka fajtorë mesditën e sotme tre persona të akuzuar për përfshirje në shitblerje votash dhe korrupsion zgjedhor.
  • Sipas vendimit të GJKKO-së, Gersi Kaçorri u fajtor për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
  • Ai u dënuar fillimisht me 1 vit burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i zbriti në 8 muaj burgim.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka fajtorë mesditën e sotme tre persona të akuzuar për përfshirje në shitblerje votash dhe korrupsion zgjedhor. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Rudina Palloj ka dënuar të pandehurit Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja, por ka vendosur pezullimin e dënimit të tyre me burg, duke i lënë në liri me kusht. Sipas vendimit të GJKKO-së, Gersi Kaçorri u fajtor për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Ai u dënuar fillimisht me 1 vit burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i zbriti në 8 muaj burgim. Dy të pandehurit e tjerë, Besnik Uka dhe Artur Jahja, u gjetën fajtorë për “Korrupsion pasiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim. Edhe për ta, gjykata dha të njëjtën masë: 1 vit burgim, i cili pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 8 muaj burgim. Pavarësisht dënimit me burg, asnjë nga të pandehurit nuk do të shkojë në qeli. Gjykata ka urdhëruar pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vënien e tyre në shërbim prove për një periudhë prej 1 viti e 6 muajsh. Gjatë kësaj kohe, ata duhet të mbajnë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës dhe u ndalohet kategorikisht shoqërimi me persona të dënuar për vepra penale. Nëse ata kryejnë një vepër tjetër penale gjatë kësaj periudhe, dënimi me burg rikthehet në fuqi. Si pjesë e provave materiale dhe ndëshkimit, gjykata ka vendosur konfiskimin e telefonave celularë të të tre të pandehurve (Samsung dhe iPhone), të cilët dyshohet se janë përdorur për komunikimet që lidhen me veprën penale.

Lini një Përgjigje