Pikat kryesore
- Një shtetas nga Kosova, është në kërkim nga Policia e Tiranës.
- Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, ai dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri një BMW M-8 në vlerë prej 140 mijë eurosh.
- “Shkon 5 numri i automjeteve të sekuestruara që nga nisja e operacionit.
Një shtetas nga Kosova, është në kërkim nga Policia e Tiranës. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, ai dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri një BMW M-8 në vlerë prej 140 mijë eurosh. Vetura dyshohet se ishte vjedhur në Gjermani. Operacioni policor ishte koduar “Stolen Line”. “Shkon 5 numri i automjeteve të sekuestruara që nga nisja e operacionit. Sekuestrohet 1 automjet tip ‘BMW M-8’, me vlerë rreth 140 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Gjermani. Procedohet penalisht blerësi i automjetit të trafikuar, njëkohësisht drejtues i tij, në momentin e ndalimit në Vorë. Identifikohet dhe shtetasi kosovar që dyshohet se ka trafikuar këtë automjet në Shqipëri. Materiali shton se specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në kuadër të operacionit “Stolen line”, gjatë punës hetimore kanë konstatuar një rast tjetër të trafikut të automjeteve luksoze të vjedhura jashtë shtetit”, thuhet në njoftim. Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, Rixos Premium Dubrovnik 2 netë Çmimi: nga 159 € për person Shërbimi: Half Board Në çmim përfshihet: Akomodimi në hotel luksoz Mëngjesi Darka Pishina e 01/07/2026 15:11 Evakuohen dy familje në Xërxë të Rahovecit që ndodheshin në zonën e rrezikuar nga vërshimet 01/07/2026 15:10 Rrëshqitjet e dheut në kanalin e Ibër-Lepencit ndalin furnizimin me ujë 01/07/2026 15:09 Konfiskohet BMW-ja 140 mijë euroshe, Tirana në kërkim kosovarin