Numërimi mbrapsht për ndeshjen e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Letonisë ka filluar, me startin e takimit që është parashikuar për në orën 20:45. Stadiumi “Air Albania” është pothuajse i mbushur me tifozë, të cilët kanë ardhur për të mbështetur kuqezinjtë. Në fushë, ekipi shqiptar ka filluar procesin e nxehjes, duke u përgatitur për sfidën e kualifikimeve për Botërorin 2026. Jashtë stadiumit, një numër i madh tifozësh janë grumbulluar, duke krijuar një atmosferë emocionuese për ndeshjen që pritet të sjellë shumë adrenalinë.
Kombëtarja shqiptare zbret në fushë për nxemje para ndeshjes