Kombëtarja shqiptare zbret në fushë për nxemje para ndeshjes

Kombëtarja shqiptare zbret në fushë për nxemje para ndeshjes

Numërimi mbrapsht ka filluar dhe Shqipëria është gati për të përballur Letoninë në orën 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026. Atmosfera në stadium është elektrizuese, me tribunat që janë pothuajse të mbushura. Kuqezinjtë kanë zbritur në fushë për të realizuar nxemjen e fundit para ndeshjes. Jashtë stadiumit, një numër i madh tifozësh janë mbledhur, duke pritur me entuziazëm fillimin e sfidës.

Lini një Përgjigje