Klopp rrëfen tentativën e Liverpoolit për Mbappen: U takuam në një avion privat, por ai…

Klopp rrëfen tentativën e Liverpoolit për Mbappen: U takuam në një avion privat, por ai…

Pikat kryesore

  • Në një prononcim për kanalin gjerman Magenta TV, ku ishte në rolin e analistit gjatë ndeshjes Francë–Marok në Kupën e Botës 2026, Klopp tregoi disa prapaskena nga takimi me familjen e yllit francez.
  • “Ishte transferimi më i shtrenjtë në të cilin investoi Liverpooli.
  • Në Nice, e gjithë familja Mbappe hipi në një aeroplan privat me pesë dhoma ose diçka të tillë”.

Jurgen Klopp ka bërë të ditur se Liverpooli iu afrua shumë transferimit të Kylian Mbappes në hapat e parë të karrierës së sulmuesit francez, teksa klubi nga Anglia kishte ndërmarrë një përpjekje të jashtëzakonshme për ta bindur që të zgjidhte “Anfieldin”. Sipas ish-trajnerit të Liverpoolit, ai ishte operacioni më i madh i merkatos ku klubi kishte investuar ndonjëherë, në kohën kur Mbappe aktivizohej ende te Monaco dhe shihej si një nga talentet më premtues të futbollit evropian. Në një prononcim për kanalin gjerman Magenta TV, ku ishte në rolin e analistit gjatë ndeshjes Francë–Marok në Kupën e Botës 2026, Klopp tregoi disa prapaskena nga takimi me familjen e yllit francez. “Ishte transferimi më i shtrenjtë në të cilin investoi Liverpooli. Ne fluturuam nga Blackpool në Nice. Në Nice, e gjithë familja Mbappe hipi në një aeroplan privat me pesë dhoma ose diçka të tillë”. “U bëmë vërtet të famshëm. Pastaj fluturuam rreth e qark, folëm me familjen, hëngrëm ushqim të mirë. Nuk na lejohej të na shihnin. Fluturuam rreth e qark. Ishte fantastike. Dhe pastaj ai shkoi në Paris”, tha Klopp. Në fund, beteja për firmën e Mbappes u fitua nga Paris Saint-Germain, që në verën e vitit 2017 pagoi 180 milionë euro për ta marrë nga Monaco. Kalimi i tij u krye fillimisht si huazim, ndërsa një vit më pas PSG e bëri përfundimtare blerjen. Pas shtatë sezonesh te “Parc des Princes”, Mbappe kaloi te Real Madridi si lojtar i lirë në verën e vitit 2024, duke realizuar ëndrrën e tij për të veshur fanellën e klubit spanjoll. Futbollisti francez nuk e ka fshehur asnjëherë pëlqimin për Liverpoolin dhe në veçanti për Jurgen Kloppin. Në një intervistë të dhënë për BBC Sport në vitin 2020, ai ishte shprehur me vlerësime të mëdha për skuadrën angleze. “Ajo që po bën Liverpooli është e mahnitshme. Ata janë si një makinë, kanë gjetur ritmin e tyre. Kur i shikon, gjithçka duket e lehtë, por nuk është aspak kështu. Luajnë çdo tre ditë dhe vazhdojnë të fitojnë. Është një ekip shumë i mirë me një trajner shumë të mirë”, kishte deklaruar Mbappe. Në vitin 2022, francezi zbuloi gjithashtu se kishte pasur bisedime me Liverpoolin, por theksoi se ato nuk kishin shkuar shumë larg. “Ne biseduam pak me ta, por jo shumë. Në fund gjithçka ishte mes Real Madridit dhe PSG-së. Kam folur me Liverpoolin sepse e kuqja është ngjyra e preferuar e nënës sime dhe ajo e do Liverpoolin. Nuk e di pse, por është e vërtetë. U takuam me ta disa vite më parë kur isha te Monaco. Është një klub i madh”, kishte thënë ai. Rrëfimi i Kloppit përforcon idenë se Liverpooli ishte shumë afër realizimit të një prej transferimeve më të bujshme të dekadës, por në fund PSG arriti të sigurojë firmën e sulmuesit, i cili sot vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Real Madridit.

Lini një Përgjigje