10 mijë review negative ndaj subjekteve të ndryshme në Shqipëri kanë impakt negativ në ekonomi dhe dëmtojnë direkt turizmin në pikun e sezonit turistik. Aneo Hila ekspert për turizmin njëkohësiaht përfaqesues i turoperatoreve tha se më të prekur janë biznese të mëdha të hotelerisë dhe restoranteve. Komentet negative ndaj këtyre subjekteve dëmtojnë direkt rezervimet sidomos nga të huajt të cilët bazohen direkt nga review e lëna. “Janë ndikuar bizneset e mëdha, që në një mënyrë apo tjetër, asociohen me politikën në mendjet e njerëzve. Kjo nuk e bën aspak të drejtë, sepse janë investime shumë të mëdha, që sjellin miliona euro në treg, që sjellin mijëra vende punësimesh. Kushdo që ka një inat, apo zemërtarë, duhet të bëjë kujdes edhe me fuqinë e zemëratës sepse ka pasoja reale te njerëz që janë si vetja. Dëmi që bën është te të punësuarit, në ekonominë që na mban ne. Ka një dëm pa arsye”, tha ai. Hila thekson se bizneset mund të ankohen për heqjen e revieëve por kjo është procedurë e gjatë ndërsa dëmi është bërë. “Të gjithë ata që janë dëmtuar në mënyrë të padrejtë, mund ta ankimojnë në google dhe google e ka aftësinë që t’i rikthejnë sërish në pozicionin ku ishin më parë, nuk është se është dicka që është e pakthyeshme, por ka shumë punë, shumë dëm ekonomik”, tha ai. Shqipëria po përballet së fundmi me një fenomen masiv dixhital, revieëtë e rreme, të cilat kanë shënjestruar me vlerësime dhe komente negative bizneset në kulmin e sezonit turistik. Ndërkohë që Policia e Shtetit njoftoi verifikimin dhe hetimin e 10 mijë llogarive sociale për review e rreme negative. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Media britanike: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare Protesta, dëme në turizëm/ Operatorët turistikë: Krijojnë pasiguri. Nuk kemi rezervime të reja “Travel Radar”: Shqipëria, destinacioni turistik me rritjen më të shpejtë në Evropë
Review false po dëmtojnë turizmin/ Operatorët turistikë: Po ulin rezervimet në pikun e…