Gjuetari” shqiptar i xhepistëve në Itali: Sipërmarrësi nga Shkodra që u ka shpallur luftë…

Gjuetari” shqiptar i xhepistëve në Itali: Sipërmarrësi nga Shkodra që u ka shpallur luftë…

Pikat kryesore

  • Një sipërmarrës shqiptar nga Shkodra është shndërruar në një nga emrat më të njohur në luftën kundër xhepistëve në Itali.
  • Prej një viti e gjysmë, ai është pjesë e një grupi qytetarësh që monitorojnë zonat më të frekuentuara dhe ndihmojnë në parandalimin e vjedhjeve, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet.
  • I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në “ABC e Mëngjesit”, ai rrëfen se jeton prej 25 vitesh në Firence, ku ka ndërtuar biznesin e tij me tre restorante në zemër të qytetit.

Një sipërmarrës shqiptar nga Shkodra është shndërruar në një nga emrat më të njohur në luftën kundër xhepistëve në Itali. Prej një viti e gjysmë, ai është pjesë e një grupi qytetarësh që monitorojnë zonat më të frekuentuara dhe ndihmojnë në parandalimin e vjedhjeve, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet. I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në “ABC e Mëngjesit”, ai rrëfen se jeton prej 25 vitesh në Firence, ku ka ndërtuar biznesin e tij me tre restorante në zemër të qytetit. Pikërisht aty, përballë fluksit të turistëve, nisi të përballej çdo ditë me skena vjedhjesh që nuk mund t’i injoronte. “Nuk i duroj padrejtësitë, sidomos kur dikush humbet paratë për të cilat ka punuar me mund”, shprehet ai, duke treguar se fillimisht gjithçka nisi si një reagim spontan. Videoja e parë që publikoi në rrjetet sociale arriti afro 70 milionë shikime dhe u bë pikënisja e një angazhimi që sot shtrihet në disa qytete të Italisë dhe edhe në vende të tjera të Europës, falë një rrjeti bashkëpunëtorësh që sinjalizojnë lëvizjet e xhepistëve. Sipas tij, identifikimi i hajdutëve vjen nga vëzhgimi i sjelljes së tyre. Ata nuk shikojnë njerëzit në sy, por i hedhin sytë fillimisht te çantat, portofolët dhe sendet me vlerë. Metroja mbetet vendi ku ndodhin më shumë raste, por edhe rrugët turistike janë kthyer në objektivin kryesor të tyre. Edhe pse merret me biznes, ai thotë se çdo ditë i kushton rreth tre orë këtij misioni. Mjaftojnë, sipas tij, për të dalluar persona të dyshimtë dhe për të parandaluar dhjetëra vjedhje. Puna e tij ka fituar edhe besimin e policisë italiane. Ai tregon se shumë efektivë i shkruajnë rregullisht për t’i kërkuar ndihmë në identifikimin e personave që dyshohen si autorë të vjedhjeve, ndërsa bashkëpunimi mes tyre është forcuar vazhdimisht. Ai arriti t’i gjente sendet e tyre dhe t’ua kthente, duke shmangur një situatë dramatike. Disa prej turistëve vazhdojnë ta kontaktojnë edhe sot për ta falënderuar për ndihmën. Gjatë aktivitetit të tij ka identifikuar qindra xhepistë. Sipas tij, shumica janë burra, por nuk mungojnë edhe gratë. Mes rasteve ka hasur edhe një shtetase shqiptare, një moment që, siç pranon vetë, i ka shkaktuar keqardhje, por që nuk e ka penguar ta denoncojë. “Përpara ligjit nuk duhet të ketë dallime. Kush vjedh, duhet të mbajë përgjegjësi,” thekson ai./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Gjithë rrugët çojnë në Romë/ Shkodra dhe Italia: Kulturë që lidh apo nostalgji?

Lini një Përgjigje