Pikat kryesore
- Franca është gjysmëfinalistja e parë e turneut, pasi mposhti 2-0 Marokun në çerekfinalen e zhvilluar në Boston.
- “Gjelat” dominuan takimin që nga minutat e para, duke krijuar raste të shumta, por portieri Bono mbajti në lojë marokenët me disa pritje vendimtare.
- Ai ndali fillimisht Mbappen, ndërsa në minutën e 27-të priti edhe një penallti të sulmuesit francez, duke vonuar avantazhin e Francës.
Franca është gjysmëfinalistja e parë e turneut, pasi mposhti 2-0 Marokun në çerekfinalen e zhvilluar në Boston. “Gjelat” dominuan takimin që nga minutat e para, duke krijuar raste të shumta, por portieri Bono mbajti në lojë marokenët me disa pritje vendimtare. Ai ndali fillimisht Mbappen, ndërsa në minutën e 27-të priti edhe një penallti të sulmuesit francez, duke vonuar avantazhin e Francës. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Dembele vulosi kualifikimin me një goditje të saktë nga distanca, duke mposhtur sërish Bonon. Maroku tentoi të rikthehej në lojë në pjesën e mbetur të takimit, por nuk arriti të rihapte ndeshjen. Mbappe 60′, Dembele 66′ 90+6′ Mbyllet sfida me fitoren 2-0 të Francës! 90′ Akordohen 6 minuta shtesë. 87′ Barcola hyn në zonë dhe godet, por Bonno arrin ta ndalë. 83′ Ounahi provon me një gjuajtje nga distasnca, por ndalet nga Maignan. 66′ Goool Franca 2-0/ Dembele provon me një gjuajtje nga distanca dhe e çon topin në cepin e portës ku Bonno nuk e arrin dot. ( Video ) 60′ Goool Franca 1-0/ Mbappe provon me një gjuajtje të bukur në hyrje të zonës dhe tund rrjetën e marokenëve. ( Video ) 46′ Nis pjesa e dytë. 45+5′ Mbyllet pjesa e parë. 45+2’ Franca nuk i ndal gjuajtjet drejt portës së Marokut, Digne tenton nga jashtë zonës në mënyrë spektakolare, por shtylla i mohon festën. ( Video ) 35’ Marokenët gabojnë në mbrojtje, Doue përfiton, por Bono sërish mrekullinë në një duel ballë për ballë. ( Video ) 33’ Dembele tenton nga jashtë zonës, topi kalon pranë shtyllës së dytë. 27’ Franca humbet penallti. Mbappe e merr përsipër, por Bono arrin ta ndalë, duke u treguar vendimtar. ( Video ) 25’ Mbappe shërbehet në perfeksion nga Olise dhe mësyn në zonë, ku me teknikën e tij i merr një faull Mazraouit dhe arbitri akordon menjëherë penallti. 18’ Franca e detyron Marokun të mbyllet në metrat e fundit të fushës. Kros nga e majta për Dembele, që godet me kokë, por nuk gjen kuadratin. 4’ Sinjali i parë vjen shpejt. Mbappe tenton fort nga jashtë zonës, e ndal Bono. Në zhvillimet e këndores portieri tregohet sërish vendimtar ndaj goditjes me kokë të Upamecano. ( Video ) 1′ Nis ndeshja, kërkohen gjysmëfinalet. Franca: Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Digne; Kone, Rabiot; Dembele, Olise, Doue; Mbappe; Trajner. D. Deschamps; Maroku: Bono; Salah-Eddine, Mazraoui, Diop, Hakimi; Aynaoui, Bouaddi; Khannouss, Ounahi, Talbi; Diaz; Trajner: M. Ouahbi;