Pikat kryesore
- Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vrasjen e një dite më parë në Laç, ku viktimë mbeti 40-vjeçari Ilir Lika.
- Sipas burimeve, viktima dhe autori, Emiljan Suti kanë pasur një konflikt banal rreth një muaj më parë.
- Mësohet se para disa muajsh i kishte ndërruar jetë bashkëshortja, e cila kishte qenë edhe shtatzënë.
Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vrasjen e një dite më parë në Laç, ku viktimë mbeti 40-vjeçari Ilir Lika. Sipas burimeve, viktima dhe autori, Emiljan Suti kanë pasur një konflikt banal rreth një muaj më parë. Mësohet se para disa muajsh i kishte ndërruar jetë bashkëshortja, e cila kishte qenë edhe shtatzënë. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme autori dhe viktima janë parë në qendër të Laçit dhe dyshohet se kanë pasur një konflikt verbal mes tyre, për motive ende të paqarta. Sipas burimeve hetimore, një pistoletë është gjetur në vendngjarje dhe është dërguar për ekspertizë me qëllim identifikimin e personit që e posedonte. Hetuesit dyshojnë se arma mund t’i ketë qenë e viktimës, i cili, sipas pistës kryesore të hetimit, dyshohet se ishte paraqitur i armatosur në derën e banesës së autorit të dyshuar. Ky dyshim mbështetet edhe në konfliktet e mëparshme mes palëve. Sipas të dhënave paraprake, viktima kishte pasur përplasje të vazhdueshme me autorin e dyshuar. Ata jetonin në të njëjtën lagje në qytetin e Laçit.