KLGJ nuk e pranoi dosjen, ILD nis shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka

KLGJ nuk e pranoi dosjen, ILD nis shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka

Pikat kryesore

  • Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka.
  • 96/2016 për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
  • Prokuroria e Përgjithshme në janar përfundoi verifikimin për gjyqtaren lidhur me deklarimet e saj në Formularin e Vetëdeklarimit të datës 22 prill 2016.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka. Në ILD kërkesën e ka dërguar një anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor Ankesa është bërë nga një anëtari i KLGJ me objekt fillimin e hetimit për shkelje disiplinore ndaj magjistratit Irena Gjoka, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ILD do ta shqyrtojë ankesën në përputhje me parashikimet ligjore, konkretisht, pjesa V, kreu II i ligjit nr. 96/2016 për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Prokuroria e Përgjithshme në janar përfundoi verifikimin për gjyqtaren lidhur me deklarimet e saj në Formularin e Vetëdeklarimit të datës 22 prill 2016. Procesi nisi pas kërkesës së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe pretendimeve se Gjoka kishte fshehur probleme nga e kaluara në shtetin grek. Irena Gjoka ka gjykuar dosje të rëndësishme që përfshijnë politikanë, zyrtarë të lartë dhe personazhe të krimit të organizuar, duke e bërë këtë proces një verifikim me interes të lartë publik.

Lini një Përgjigje