Rikthehen në qarkullim monopatinat?! Ministrja Koçiu përgënjeshtron lajmin: Udhëzimi…

Rikthehen në qarkullim monopatinat?! Ministrja Koçiu përgënjeshtron lajmin: Udhëzimi…

Pikat kryesore

  • Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu përgënjeshtron lajmet dhe thekson se udhëzimi për ndalimin e përkohshëm të monopatinave vijon të jetë në fuqi dhe se nuk ka asnjë vendim për shfuqizimin e kësaj mase.
  • Sipas saj, Policia e Shtetit vazhdon kontrollet në terren për zbatimin e plotë të udhëzimit, në përputhje me njoftimet zyrtare të bëra më herët.
  • Ministrja shton se masa është marrë për të garantuar sigurinë rrugore dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve, veçanërisht të të rinjve.

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu reagoi të enjten pas raportimeve në disa media se ndalimi i monopatinave elektrike nuk po zbatohet më dhe se ato janë rikthyer në përdorim, duke i cilësuar këto pretendime si të pavërteta. Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu përgënjeshtron lajmet dhe thekson se udhëzimi për ndalimin e përkohshëm të monopatinave vijon të jetë në fuqi dhe se nuk ka asnjë vendim për shfuqizimin e kësaj mase. Sipas saj, Policia e Shtetit vazhdon kontrollet në terren për zbatimin e plotë të udhëzimit, në përputhje me njoftimet zyrtare të bëra më herët. Ministrja shton se masa është marrë për të garantuar sigurinë rrugore dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve, veçanërisht të të rinjve. Duke cituar të dhënat e Policisë së Shtetit dhe të shërbimeve të traumës Koçiu tha se gjatë periudhës së zbatimit të ndalimit ka pasur një rënie të ndjeshme të aksidenteve Sipas Koçiut, Ministria e Punëve të Brendshme po vijon vlerësimin e situatës në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, për të përcaktuar vendimmarrjen e mëtejshme, duke pasur në qendër sigurinë dhe jetën e çdo qytetari.

Lini një Përgjigje