Pikat kryesore
- Komisionerja europiane për Zgjerimin Marta Kos deklaroi dje se Shqipëria ka dhënë garanci se për projektin e Zvërnecit do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis.
- Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë fjalën e saj përmes një postimi në rrjetet sociale.
Komisionerja europiane për Zgjerimin Marta Kos deklaroi dje se Shqipëria ka dhënë garanci se për projektin e Zvërnecit do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë fjalën e saj përmes një postimi në rrjetet sociale. “Komisioni Europian është njohur në detaje me procesin e dokumentuar administrativ lidhur me Sazanin e Zvërnecin dhe vetë Komisionerja Marta Kos ka folur qartë për të gjithë ata që duan t’i referohen fakteve”, shkruan Rama në rrjetet sociale.