Pikat kryesore
- Kanë dalë përpara gjykatës së shkallës së parë Tiranë 11 personat që u arrestuan në protestën e 17 prillit, të organizuar nga Partia Demokratike.
- Kjo, për të kapur në kushtet e flagrancës këdo që shkel ligjin dhe që kryen akte të dhunshme, që në shumicën e rasteve ka prodhuar të plagosur në radhët e policisë.
- Gjyqtari Peza do të duhet të vlerësojë si provë bindëse ndalimin e protestuesve në kushtet e flagrancës me lëndë plasëse në dorë.
Kanë dalë përpara gjykatës së shkallës së parë Tiranë 11 personat që u arrestuan në protestën e 17 prillit, të organizuar nga Partia Demokratike. Klemend Çuçka, Bujar Tusha, Mirvet Toçilla, Igball Domi, Henri Shapllo, Gentjan Tuga, Semi Bici, Edison Shyti, Bardhyl Ndou, Sokol Bajraktari dhe Ernest Kapo u arrestuan nga efektivët pas veprimeve të dhunshme përpara kryeministrisë. Për 5 prej tyre, Gjykata caktoi masën e arrestit më burg, me kërkesë të prokurorisë së Tiranës”, pasi ata janë kapur në flagrancë me bomba molotovë, megjithatë do të jetë gjyqtari Enkel Peza ai i cili do të vendosë nëse do pranojë apo jo kërkesën e organit të akuzës lidhur me masat e sigurisë. Në burg u lanë: 1-Klement Çuçka arrest me burg 2-Bujar Tusha, arrest me burg 3- Henri Shapllo arrest me burg 4-Mirvel Tocilla arrest me burg 5- Semi Bici “Arrest me burg” I gjithë grupi i të arrestuarve akuzohen për kryerjen e veprave penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrim i pronës me zjarr”, “Kundërshtim i punonjësit të rendit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e mjeteve të rrezikshme”. Policia sekuestroi 45 shishe molotov të papërdorura, që ishin përgatitur nga ai që është cilësuar si “grupi i zjarrit”, për tu hedhur në drejtim të godinës së kryeministrisë, ku të rreshtuar qëndrojnë efektivët e policisë në formën e një kordoni. Në protestën e fundit të zhvilluar nga Partia Demokratike, policia e shtetit apikoi një strategji të re, duke ndërhyrë në turmën e protestuesve gjatë kohës që ata mbanin në duar apo çanta, bomba molotovë si dhe lëndë piroteknike. Kjo, për të kapur në kushtet e flagrancës këdo që shkel ligjin dhe që kryen akte të dhunshme, që në shumicën e rasteve ka prodhuar të plagosur në radhët e policisë. Gjyqtari Peza do të duhet të vlerësojë si provë bindëse ndalimin e protestuesve në kushtet e flagrancës me lëndë plasëse në dorë. Në të gjitha protestat që ka zhvilluar PD, ku në pak raste tubimet kanë qenë paqësore, gjykata e Tiranës i ka liruar të arrestuarit nga qelitë e paraburgimit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Gjykatat sërish me PD, tani Administrativja përplaset me qeverinë Sulmi me bomba molotovë, 5 policë të lënduar nga protesta e opozitës/ Procedohet Klevis Balliu dhe Aulon Kalaja Përballja me molotovët/ Strategjia e re: Grupi i zjarrit u kap me “presh” në dorë