Pikat kryesore
- Qëllimi i vizitës së tyre, veç të tjerave, është edhe për të parë nga afër sesi funksionon kampi.
- Ata do të përgatisin dhe një raport për qeverinë italiane, ku do t’u paraqiten të gjitha gjetjet.
- Sipas marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, procedurat për emigrantët do të kryhen në dy qendra.
Një grup deputetësh të partisë së kryeministres Meloni, Fratelli d’Italia, vizituan këtë të hënë kampin e Gjadrit, të ngritur nga qeveria italiane, sipas një marrëveshjeje me atë shqiptare për pritjen e emigrantëve që kapen në det deri në riatdhesimin e tyre. Vizita e tyre në kamp zgjati për rreth 1 orë. Qëllimi i vizitës së tyre, veç të tjerave, është edhe për të parë nga afër sesi funksionon kampi. Ata do të përgatisin dhe një raport për qeverinë italiane, ku do t’u paraqiten të gjitha gjetjet. Sipas marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, procedurat për emigrantët do të kryhen në dy qendra. Qendra e parë në Shëngjin do të përdoret për procedura të identifikimit të emigrantëve, ndërsa qendra e dytë, në Gjadër, rreth 20 kilometra larg portit, do të shërbejë për strehim të emigrantëve derisa të procesohen kërkesat për azil. Qendrat do të funksionojnë sipas ligjit italian, me staf italian të sigurisë/ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! VIDEO/ Sherr mes të rinjve në Lezhë, shkak është bërë një vajzë Aksident në aksin Balldre-Torovicë, dy persona të plagosur Fortifikimi i Komlikut, vlerë e rrallë arkeologjike/ Lezhë, studiuesit kërkojnë gërmime dhe mbrojtje të monumentit historik