Komiteti Ekzekutiv miraton emrin e Abdyl Kuriut si Drejtorin e ri Teknik i FSHF-së

Komiteti Ekzekutiv miraton emrin e Abdyl Kuriut si Drejtorin e ri Teknik i FSHF-së

Pikat kryesore

  • Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit zhvilloi këtë të hënë mbledhjen e radhës, në fokus të së cilës ishin vendimmarrje që lidhen me zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të futbollit shqiptar.
  • Një nga vendimet e kësaj mbledhjeje ishte emërimi i Drejtorit të ri Teknik të FSHF-së, një pozicion kyç në drejtimin strategjik dhe zhvillimin afatgjatë të futbollit në vend.
  • Komiteti Ekzekutiv miratoi emrin e Abdyl Kuriut në detyrën e Drejtorit të ri Teknik të FSHF-së.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit zhvilloi këtë të hënë mbledhjen e radhës, në fokus të së cilës ishin vendimmarrje që lidhen me zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të futbollit shqiptar. Një nga vendimet e kësaj mbledhjeje ishte emërimi i Drejtorit të ri Teknik të FSHF-së, një pozicion kyç në drejtimin strategjik dhe zhvillimin afatgjatë të futbollit në vend. Komiteti Ekzekutiv miratoi emrin e Abdyl Kuriut në detyrën e Drejtorit të ri Teknik të FSHF-së. Ish-anëtar për 16 vite në Komitetin Ekzekutiv, Kuriu sjell një përvojë të gjerë në fushën e futbollit, si edhe një kontribut të vyer në aspektin akademik dhe institucional. Falë eksperiencës së tij shumëvjeçare dhe njohjes së thellë të strukturave të federatës, ai është konsideruar një profil i përshtatshëm për të adresuar sfidat dhe për të çuar përpara projektet zhvillimore të futbollit shqiptar. Komiteti Ekzekutiv vlerësoi maksimalisht emrin e Abdyl Kuriut, duke e miratuar atë me votë unanime.

Lini një Përgjigje