Kërcënon Blero: “Nëse s’fiton Gjesti, kam diçka për t’ju thënë të gjithëve” – Reagimi që ndezi rrjetin

Këngëtari i njohur nga Kosova, Blero Muharremi, njëkohësisht edhe ish-banor i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”, ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, lidhur me ecurinë e lojës në “Big Brother VIP Albania 4”.

Blero ka dalë hapur në mbështetje të Gjestit, një nga konkurrentët më të spikatur dhe të komentuar të këtij edicioni, duke lënë të kuptohet se për të, fitorja e Gjestit është më shumë se një dëshirë personale – është një çështje drejtesie.

“Nëse ky nuk fiton, kam diçka për t’ju thënë të gjithëve. Pritni.” – ka shkruar ai në një postim në Instagram, shoqëruar me një foto të Gjestit brenda shtëpisë së BBVIP.

Ky status ka ngjallur menjëherë reagime të shumta në rrjet, duke ndarë fansat mes atyre që e mbështesin mendimin e Bleros dhe atyre që e konsiderojnë deklaratën e tij si të tepruar apo kërcënuese.

Ndërkohë, Gjest Kalaj po vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur brenda shtëpisë, duke krijuar situata, emocione dhe diskutime si brenda ashtu edhe jashtë mureve të famshme të Big Brother.

A do të ndikojë ky reagim i fortë në rrjedhën e votimeve? Apo është thjesht një shprehje e mllefit të një miku që e ndien padrejtësinë nga larg? Mbetet për t’u parë në spektaklet e ardhshme.

Lini një Përgjigje