Në spektaklin e së martës në “Big Brother VIP”, Egli Tako ndau me publikun një kapitull të ndjeshëm nga jeta e saj personale, duke përmendur ish-partnerin, këngëtarin Olsi Bylyku. Momenti u bë akoma më emocional kur Egli mori një mesazh surprizë nga Olsi, që e preku thellë.
Por kjo surprizë solli edhe një përballje emocionale mes Eglit dhe partnerit të saj aktual në shtëpi, Gjestit. Pas spektaklit, ata patën një bisedë të sinqertë në të cilën Gjesti pranoi se nuk ishte ndjerë mirë për këtë takim të papritur.
“Nuk u ndjeva mirë kur u takove me të,” i tha ai Eglit, duke mos fshehur zhgënjimin e tij.
Egli, nga ana tjetër, u përpoq ta qetësonte dhe t’i shpjegonte emocionet e saj në atë moment:
“Atë po mendoja gjithë kohës kur isha aty, prandaj erdha të të puthja direkt ty. Doja të të puthja në buzë.”
Por për Gjestin, kjo nuk ishte e nevojshme:
“Nuk ke nevojë me më puth pas takimit,” tha ai, duke treguar se përjetimi i tij ishte më i thellë se sa një reagim momental.
Egli vazhdoi:
“Edhe për mua ishte aq bombë sa e ke parë ti. Kurrë se kisha menaxhuar… e shihja përballë, thoja: ‘Është apo s’është?’ Asnjë lloj ndjenje.”
Gjesti u shpreh shkurt:
“Po valla, krejt, emocione.”
Ndërsa Egli shtoi se ishte thjesht një ndjesi që vinte nga papritura, jo nga ndonjë ndjenjë e mbetur:
“Emocion nga e papritura, kam dy vite e kusur që nuk e shoh fare. As nëpër Tiranë. Është hera e parë pas ditës kur kam ik në shtëpi time.”
Ky moment i ndjerë mes tyre tregon se edhe brenda një loje si “Big Brother VIP”, emocionet reale dhe të papërpunuara shpesh dalin në sipërfaqe. Tashmë mbetet për t’u parë si do të evoluojë marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit pas kësaj përballjeje me të kaluarën.