Elgit Doda me dy fjalë për Olsin dhe Eglin – rrjeti ‘zien’ pas reagimit të tij

Puntata e kaluar në “Big Brother VIP Albania” ka sjellë emocione të forta për banorët dhe publikun. Egli është surprizuar nga ish-partneri i saj, Olsi Bylyku, i cili u shfaq papritur në shtëpi gjatë prime-it për t’i thënë disa fjalë nga zemra.

Olsi u shpreh se ishte aty për të treguar mirënjohjen ndaj Eglit për sjelljen dhe fjalët e saj të bukura gjatë qëndrimit në shtëpi. Kjo skenë preku shumë ndjekës të programit dhe shkaktoi reagime të shumta në rrjet.

Një nga ata që ka reaguar publikisht është edhe Elgit Doda. Miku i ngushtë i Olsit, por njëkohësisht dhe bashkëpunëtor i hershëm i Eglit, ka ndarë një foto në rrjete sociale me mbishkrimin: “Kulturë mirënjohje”. Një mesazh i shkurtër, por shumë kuptimplotë, që ka ndezur komentet në rrjet.

Reagimi i Elgitit është parë nga ndjekësit si një shenjë respekti për të dy protagonistët, duke reflektuar vlerat që mbart një marrëdhënie profesionale dhe personale e ndërtuar mbi respekt dhe kujtime të mira.

Lini një Përgjigje