Në arrati, Ahmetaj kërkon transmetim LIVE të seancave ndaj tij

Në arrati, Ahmetaj kërkon transmetim LIVE të seancave ndaj tij

Pikat kryesore

  • Ish-zëvendëskryeministri i vendit, Arben Ahmetaj, i pandehur për “shpërdorim detyre”, ka kërkuar që seancat gjyqësore ndaj tij në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) të regjistrohen dhe të bëhen publike.
  • Kërkesa është paraqitur sot, 27 prill, nga avokati i tij, Henrik Ligori, gjatë seancës së radhës për dosjen “Buka sha”.
  • Sipas mbrojtjes, procesi duhet të transmetohet drejtpërdrejt në mënyrë që publiku të ketë akses të plotë në zhvillimet e gjykimit.

Ish-zëvendëskryeministri i vendit, Arben Ahmetaj, i pandehur për “shpërdorim detyre”, ka kërkuar që seancat gjyqësore ndaj tij në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) të regjistrohen dhe të bëhen publike. Kërkesa është paraqitur sot, 27 prill, nga avokati i tij, Henrik Ligori, gjatë seancës së radhës për dosjen “Buka sha”. Sipas mbrojtjes, procesi duhet të transmetohet drejtpërdrejt në mënyrë që publiku të ketë akses të plotë në zhvillimet e gjykimit. “Të transmetohet live seanca. Publiku ta shohë procesin”, mësohet të ketë thënë avokati para trupit gjykues. Kërkesa pritet të shqyrtohet nga gjykata në vijim. Çështja e njohur si “Buka”, për të cilin Ahmetaj po hetohet, ka të bëjë me privatizimin e kompanisë së bukës, ku asetet e shtetit dhe te privatëve janë rivlerësuar me çmimet e tregut, sikundër kërkohej nga vendimet e gjykatave në atë kohë.

Lini një Përgjigje