Pikat kryesore
- “Kemi problemet tona, edhe jemi shitur”, demokrati ia thotë në sy Berishës.
- Kreu i PD e pranon: Kanë shkelmuar besimin qytetar, do veçohen Gjatë takimit të zhvilluar me demokratët në Korçë, një prej qytetarëve në takim i është drejtuar kreut të PD, Sali Berisha, duke ngritur disa shqetësime.
- Sipas tij jo gjithmonë partia duhet t’i thurë laved vetes, por edhe të thotë të vërtetat duke mos kërkuar çdo defekt vetëm te kundërshtari.
“Kemi problemet tona, edhe jemi shitur”, demokrati ia thotë në sy Berishës. Kreu i PD e pranon: Kanë shkelmuar besimin qytetar, do veçohen Gjatë takimit të zhvilluar me demokratët në Korçë, një prej qytetarëve në takim i është drejtuar kreut të PD, Sali Berisha, duke ngritur disa shqetësime. Sipas tij jo gjithmonë partia duhet t’i thurë laved vetes, por edhe të thotë të vërtetat duke mos kërkuar çdo defekt vetëm te kundërshtari. Ai u shpreh se PD ka edhe problemet e saj dhe se brenda partisë ka pasur “shitje”, ndërsa kërkoi që në analizën e brendshme të përmenden edhe emra. “Jo gjithmonë duhet t’i thurim lavde vetes, duhet t’i themi ato që kemi. Jo ccdo gjë duhet ta kërkojmë te kundërshtari, kemi edhe problemet tona. Edhe jemi shitur ne. Mbase në analiza do t’i themi edhe me emra. Kjo ishte një këshillë, unë kam respekt për ju”, u shpreh ai.