Kcimi” i Tropojës/ Pasuri botërore e UNESCO-s, vlerë e jashtëzakonshme

Kcimi” i Tropojës/ Pasuri botërore e UNESCO-s, vlerë e jashtëzakonshme

Pikat kryesore

  • Për koreografin Shpresart Memia dhe drejtues i ansamblit “Dardania”, “kcimi” i Tropojës ishte dhe mbetet vlerë e jashtëzakonshme.
  • Veçoritë e këtij “kcimi” sipas Shpresarit qëndrojnë tek individualiteti I secilit kërcimtar.
  • Në një grup prej 100 artistësh të grupmoshave të ndryshme, e dallon qartë se gjithsecili ka mënyrën dhe ritmin gjatë kërcimit.

Jo pa qëllim u vlerësua si pasuri botërore e UNESCO-s. Për koreografin Shpresart Memia dhe drejtues i ansamblit “Dardania”, “kcimi” i Tropojës ishte dhe mbetet vlerë e jashtëzakonshme. Veçoritë e këtij “kcimi” sipas Shpresarit qëndrojnë tek individualiteti I secilit kërcimtar. Në një grup prej 100 artistësh të grupmoshave të ndryshme, e dallon qartë se gjithsecili ka mënyrën dhe ritmin gjatë kërcimit. Koreografi thotë se veçoritë e “kcimit” të Tropojës e bëjnë atë të jetë identik dhe i papërsëritshëm, ndaj së fundmi jo vetëm që pëlqehet, por është kthyer në trend kombëtar e më gjerë. Ansambli Dardania prej kohësh performon në skenat kombëtare e ndërkombëtare, por si pikë kulmore Shpresarit kujton nëntorin e vitit 2023 në bashkinë e New Yorkut dhe qendrën e Manhatanit. Ai ka nisur prej kohësh aktivizimin e tij si kërcimtar, e më pas koreograf, pauses i të madhit Deli Metalia. Thotë se kërcimi trashëgohet ndër breza, ndaj dhe brenda familjes, vajza e vogël përpiqet t’i ngjajë Shpresartit. Nëse e pyet se a ndahet nga skena dhe “kcimi” i Tropojës, Shpresarti ka vetëm një përgjigje./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Gjirokastra, “magnet” për italianët/ Konsulli i nderit Bilushi: Ndikoi promovimi në mediat fqinje Në Skurajn e Arbëreshëve/ Në fshatin e malësisë së Kurbinit, ruhet historia e shekullit të XII “Korrespondent” me Kasandra Palin, (16/05/2026)

Lini një Përgjigje