Ka ndodhur? Jonida Maliqi largohet në mes të natës nga “Ferma VIP”

Ka ndodhur? Jonida Maliqi largohet në mes të natës nga “Ferma VIP”

Pikat kryesore

  • Gjatë orëve të vona të natës, një zhvillim i papritur ka ndodhur në “Ferma VIP”.
  • Këngëtarja e njohur dhe një nga personazhet më të lakuar të këtij edicioni, Jonida Maliqi, ka vendosur të ndërpresë përfundimisht rrugëtimin e saj, duke u larguar nga gara në mënyrë të befasishme.
  • Nën errësirën e natës, Jonida është parë duke marrë valixhet e saj dhe duke braktisur përfundimisht ambientet e fermës.

Gjatë orëve të vona të natës, një zhvillim i papritur ka ndodhur në “Ferma VIP”. Këngëtarja e njohur dhe një nga personazhet më të lakuar të këtij edicioni, Jonida Maliqi, ka vendosur të ndërpresë përfundimisht rrugëtimin e saj, duke u larguar nga gara në mënyrë të befasishme. Ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të spektaklit “Prime”. Nën errësirën e natës, Jonida është parë duke marrë valixhet e saj dhe duke braktisur përfundimisht ambientet e fermës. Ndonëse një arsye zyrtare për këtë largim kaq drastik dhe të nxituar nuk është dhënë ende, situata brenda shtëpisë ka ngritur menjëherë dyshime të forta. Disa nga fermerët e tjerë nuk e kanë kursyer ironinë pas daljes së saj, duke lënë të kuptohet se shkaku i vërtetë i kësaj “arratisjeje” mund të ketë qenë “sfida e bajgave”. E vërteta e plotë pas këtij vendimi dhe arsyeja e saktë nga vetë Jonida pritet të zbulohen në orët në vijim.

Lini një Përgjigje