Pikat kryesore
- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Hocisht-Gracë, bashkia Devoll, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke u përfshirë më pas nga flakët.
- Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, ndërsa në automjet udhëtonin edhe dy të rinj të tjerë.
- Si pasojë e aksidentit, ata kanë pësuar lëndime, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Hocisht-Gracë, bashkia Devoll, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke u përfshirë më pas nga flakët. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, ndërsa në automjet udhëtonin edhe dy të rinj të tjerë. Si pasojë e aksidentit, ata kanë pësuar lëndime, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Momente paniku janë regjistruar menjëherë pas përmbysjes, kur mjeti ka marrë flakë, duke rrezikuar seriozisht jetën e tre të rinjve. Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë ndërhyrë menjëherë, duke i nxjerrë në kohë nga automjeti që digjej. Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Bashkisë Devoll, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.