Pikat kryesore
- Zbulohen detaje të reja në lidhje me operacionin e Krimit Kibernetik ndaj 3 Call Centerave në Tiranë.
- Burime bëjnë me dije se janë disa persona të arrestuar, ndërkohë më shumë se 80 operatorë që janë gjetur brenda zyrave janë marrë në pyetje.
- Agjentët e policisë kanë gjetur gjithashtu mbi 800 mijë euro në zyrat e call centerave, ndërkohë janë sekuestruar kompjutera, usb, servera, kamera etj.
Zbulohen detaje të reja në lidhje me operacionin e Krimit Kibernetik ndaj 3 Call Centerave në Tiranë. Burime bëjnë me dije se janë disa persona të arrestuar, ndërkohë më shumë se 80 operatorë që janë gjetur brenda zyrave janë marrë në pyetje. Agjentët e policisë kanë gjetur gjithashtu mbi 800 mijë euro në zyrat e call centerave, ndërkohë janë sekuestruar kompjutera, usb, servera, kamera etj. Në total policia ka goditur 3 call centera, por gjatë operacionit janë zbuluar dhe disa baza të tjera call centerash që po hetohen. Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra, dy prej të arrestuarve shumat e parave i konvertonin në cryptomonedha. Dyshohet se janë me mijëra qytetarë evropianë të mashtruar dhe dëmi përllogaritet të jetë më shumë se 50 milionë euro, i shkaktuar nga aktiviteti i këtyre call centerave.