Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por të shqiptarëve”/ Zvërneci,…

Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por të shqiptarëve”/ Zvërneci,…

Pikat kryesore

  • Ndërkohë që shteti kërkon të marrë pjesë në investim dhe kërkon pjesë nga investimi në interes të popullit shqiptar.
  • Nuk ka njeri që nuk kupton se shitësit dhe tradhtarët nuk marrin pronë për shtetin dhe nuk kërkojnë fitime për popullin, nuk do e kishin problem fare që t’i bënin të gjitha këto që na akuzojnë ne dhe më akuzojnë mua.
  • Unë nuk jam si ata, që i dëgjojnë këto ditë me vëmendje të theksuar ato sirena.

Kryeministri Edi Rama: Ejani të verifikoni vetë faktet, merrni provat e nevojshme për t’u ndjerë të lehtësuar dhe krenarë se si institucionet tona e kanë menaxhuar qoftë interesimin për Sazanin dhe për interesimin për Zvërnecin. Ne nuk përfaqësojmë interesat investitorëve, ne përfaqësojmë interesat e Republikës së Shqipërisë dhe në emër të atyre të interesave në tryezë ne kemi bërë dy kërkesa kryesore: ishulli nuk shitet, nuk jepet me qira dhe është e mbetet pronë e shtetit shqiptar. Ndërkohë që shteti kërkon të marrë pjesë në investim dhe kërkon pjesë nga investimi në interes të popullit shqiptar. Nuk ka njeri që nuk kupton se shitësit dhe tradhtarët nuk marrin pronë për shtetin dhe nuk kërkojnë fitime për popullin, nuk do e kishin problem fare që t’i bënin të gjitha këto që na akuzojnë ne dhe më akuzojnë mua. Unë nuk jam si ata, që i dëgjojnë këto ditë me vëmendje të theksuar ato sirena. Ejani të ballafaqoheni me të gjithë kërkesat që kanë lënë institucionet. Ejani shikoni se si janë tërhequr investitorët nga aplikimet sepse kërkesat tona kanë qenë rigoroze. Nuk është vetëm një investim, është një xhevahir që ne duam të lenë në Mesdhe në emër të Republikës së Shqipërisë. Ejani të shikoni se kush iu ka thënë në mënyrë të përbindshme, që ne kemi ndryshuar ligjin për zonat e mbrojtura është një rrenë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Rama citon Faik Konicën në 35-vjetorin e PS: Bëj durim se shqiptari e ka zakon që kundërshton para se të marrë vesh “Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Për mua, një amanet i shenjtë “Investimi në Zvërnec i domosdoshëm”/ Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale keqinformojnë

Lini një Përgjigje