Pikat kryesore
- Sfida e radhës në “Ferma VIP” ka sjellë momente paniku dhe të qeshura pafund, jo vetëm për banorët brenda rrethimit, por edhe për vetë opinionistët në studion e spektaklit.
- Në kuadër të sfidës, fermerëve iu kërkua të përballeshin me disa gjarpërinj.
- Atyre iu dha fillimisht detyra e thjeshtë për t’i mbajtur në dorë, me synimin për të avancuar duke i vendosur në trup e më pas rreth qafës.
Sfida e radhës në “Ferma VIP” ka sjellë momente paniku dhe të qeshura pafund, jo vetëm për banorët brenda rrethimit, por edhe për vetë opinionistët në studion e spektaklit. Në kuadër të sfidës, fermerëve iu kërkua të përballeshin me disa gjarpërinj. Atyre iu dha fillimisht detyra e thjeshtë për t’i mbajtur në dorë, me synimin për të avancuar duke i vendosur në trup e më pas rreth qafës. Por, kjo provë e vështirë mori një kthesë epike kur gjarpërinjtë “vizituan” studion qendrore. Teksa vajza që po i menaxhonte u afrua drejt karrigeve të opinionistëve, reagimi i Ermal Mamaqit ishte i menjëhershëm. Nga ana tjetër, vajzat e panelit kanë dhënë një shembull krejt të kundërt. Opinionistet Einxhel Shkira dhe Armina Mevlani e kanë pritur këtë “sfidë” me sportivitet dhe plot vetëbesim. Pa asnjë problem dhe pa treguar shenja frike, ato i kanë mbajtur gjarpërinjtë në duar, duke e kthyer reagimin e Ermalit në një nga momentet më komike të mbrëmjes.