Ju lutem më ndihmoni!”, ironia e Spahos: Ne në PD, me kë jemi, me Trump a me Soros?

Ju lutem më ndihmoni!”, ironia e Spahos: Ne në PD, me kë jemi, me Trump a me Soros?

Pikat kryesore

  • Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka thumbuar me një status në rrjete sociale situatën në Partinë Demokratike.
  • Sipas tij, zgjedhjet në Hungari kanë konfuzuar demokratët, të cilët kur lexojnë statuset e Flamur Nokës dhe deklaratat e Sali Berishës nuk dinë ç’të bëjnë: të gëzohen që fitoi Magyar apo të hidhërohen që humbi Orban.
  • Nuk po arrij të kuptoj, ndoshta më ndihmon ndokush: Trump dërgoi Zv.

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka thumbuar me një status në rrjete sociale situatën në Partinë Demokratike. Sipas tij, zgjedhjet në Hungari kanë konfuzuar demokratët, të cilët kur lexojnë statuset e Flamur Nokës dhe deklaratat e Sali Berishës nuk dinë ç’të bëjnë: të gëzohen që fitoi Magyar apo të hidhërohen që humbi Orban. Nuk po arrij të kuptoj, ndoshta më ndihmon ndokush: Trump dërgoi Zv. Presidentin Vance në mbështetje të Orban. Foli edhe vetë në mitingun përmbyllës të Orban nga telefoni. Orban humbi zgjedhjet. I bie që humbën edhe Trump e MAGA në Hungari. Aleks Sorosi e përshëndeti nxehtësisht humbjen e Orban dhe fitoren e Magyar. Normal, ai është armik me Orban dhe Trump. Doktori dhe Muli përshëndetën fitoren e Magyar dhe thanë tani është rradha e Ramës të ikë si Orban. Ne në PD me kë jemi, me Trump apo me Soros? Nuk po arrij ta kuptoj, të gëzohem apo të hidhërohem nga zgjedhjet në Hungari? Apo kemi të bëjmë me atë këngën: Mora pushkën dola malit Por s’e dija uneë i ziu Ju lutem më ndihmoni!

Lini një Përgjigje