Pikat kryesore
- Një zjarr masiv përfshiu një pallat në zonën e Farmacisë 10 në Tiranë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe panik tek banorët e kompleksit.
- Të gjithë banorët u larguan nga ndërtesa me ndihmën e shërbimeve emergjente, ndërsa në terren ndodhej edhe ministri i Brendshëm Besfort Lamallari për të ndjekur nga afër situatën.
- Si pasojë e zjarrit, tre banorë dhe tre zjarrfikës u dërguan në urgjencën e QSUT me shenja asfiksie dhe po marrin trajtim mjekësor.
Një zjarr masiv përfshiu një pallat në zonën e Farmacisë 10 në Tiranë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe panik tek banorët e kompleksit. Në vendngjarje u angazhuan 8 mjete zjarrfikëse, 2 helikopterë dhe rreth 50 persona te angazhuar, ndërsa operacionit iu bashkuan edhe forcat e policisë, RENEA-s dhe ushtria për evakuimin e banorëve dhe vënien nën kontroll të flakëve. Të gjithë banorët u larguan nga ndërtesa me ndihmën e shërbimeve emergjente, ndërsa në terren ndodhej edhe ministri i Brendshëm Besfort Lamallari për të ndjekur nga afër situatën. Si pasojë e zjarrit, tre banorë dhe tre zjarrfikës u dërguan në urgjencën e QSUT me shenja asfiksie dhe po marrin trajtim mjekësor. Ndërkohë, e gjithë fasada e pallatit është shkrumbuar plotësisht, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkakun e zjarrit, duke hetuar nëse flakët kanë nisur nga jashtë apo nga brenda ndonjë banese. Ky nuk është rasti i parë, pasi i njëjti pallat është përfshirë nga flakët edhe në vitin 2021, kur dyshohej se zjarri kishte nisur në pjesën e jashtme të godinës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Trump: Rinisim negociata me Iranin/ SHBA përgënjeshtron thyerjen e bllokadës në Hormuz Zjarri tek ‘Farmacia 10’/ Skënder Hita: Ende nuk është bërë bilanci përfundimtar, vijojnë kontrollet në banesa Tiranë, flakët përfshijnë pallatin/ Arben Cara: Flakët janë nën kontroll, kemi bërë të mundur lokalizimin e zjarrit