Pikat kryesore
- Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara thotën se flakët janë vendosur nën kontroll, në kompleksin në zonën e njohur si “Farmacia 10” në kryeqytet.
- Për mediat, Cara tha se zjarrfikësit bënë të mundur lokalizimin e zjarrit.
- Sipas tij, është ende herët për të përcaktuar se sa apartamente janë shkrumbuar.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara thotën se flakët janë vendosur nën kontroll, në kompleksin në zonën e njohur si “Farmacia 10” në kryeqytet. Për mediat, Cara tha se zjarrfikësit bënë të mundur lokalizimin e zjarrit. Sipas tij, është ende herët për të përcaktuar se sa apartamente janë shkrumbuar. “Kemi bërë të mundur lokalizimin e zjarrit. Tirana është angazhuar me kapacitete të larta, kemi nga Vora, nga Kamza. Në orën 16:52 minuta kemi marrë lajmërimin për një zjarr tek ky kompleks. Unë kam komunikuar me Drejtorin e Policisë së Shtetit. Nuk mund të flasim sa apartamente janë shkrumbuar, por zjarri ka përfshirë seksionin nga verilindja”, theksoi drejtori i zjarrfikëses./ abcews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Zjarret në Lezhë/ Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës tregon si paraqitet situata: Pak vatra kanë mbetur të ndezura Zjarri në Shëngjin/ Cara: Po punohet me gjithë kapacitetet për shuarjen e flakëve, nuk është prekur asnjë banesë Zjarri në Llogara/ “Flakët janë vënë në kontroll”, Drejtori i Përgjithshëm Zjarrfikës: Dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme