Të gjitha zjarrëfikëset e Tiranës janë në vendngjarje për të fikur flakët që përpinë pallatin tek Farmacia 10.
I pyetur nga gazetari i Vizion Plus Florian Agalliu se sa mjete janë në dispozicion, një zjarrëfikës tha: “Të gjitha njësitë e Tiranës, janë edhe të Vorës.
Nga zjarri apokaliptik, 2 persona kanë përfunduar në spitalin e djegies plastike ndërsa 4 të tjerë po menaxhohen në urgjencë.