Zjarri në Tiranë, reagon Ministria e Mbrojtjes: Janë angazhuar dhjetëra mjete zjarrfikëse…

Zjarri në Tiranë, reagon Ministria e Mbrojtjes: Janë angazhuar dhjetëra mjete zjarrfikëse…

Pikat kryesore

  • Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim ku shprehet se “në vijim të situatës së krijuar nga zjarri në një kompleks banimi në kryeqytet, janë angazhuar dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe personel në terren”.
  • “Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar si pasojë e zjarrit.
  • Bashkia Tiranë ka operuar me kapacitete të plota, si në mjete ashtu edhe në personel.

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim ku shprehet se “në vijim të situatës së krijuar nga zjarri në një kompleks banimi në kryeqytet, janë angazhuar dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe personel në terren”. “Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar si pasojë e zjarrit. Bashkia Tiranë ka operuar me kapacitete të plota, si në mjete ashtu edhe në personel. Në ndihmë janë bashkuar edhe Bashkia Kamëz me dy mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë, si dhe Bashkia Vorë me dy mjete dhe 10 efektivë. Gjithashtu, Forcat e Armatosura janë angazhuar me katër mjete zjarrfikëse, 26 efektivë dhe një helikopter Cougar. UKT ka mbështetur operacionin me tre autobote uji”, lexohet më tej në njoftim.

Lini një Përgjigje