Pikat kryesore
- Bllokimet rrugore nuk janë një fenomen vetëm në Tiranë, pasi pothuajse të gjitha qytetet e mëdha europiane kërkojnë mënyra për të çliruar rrugët, sidomos gjatë orëve të pikut.
- Një nga shtyllat kryesore të kësaj strategjie është promovimi i carpooling, pra përdorimi i makinës nga më shumë se një pasagjer, gjë që ul numrin total të automjeteve, trafikun dhe emetimet ndotëse.
- Kjo politikë e re nuk është rastësi sipas studimeve, në orët e pikut 85% e makinave kanë vetëm drejtuesin.
Jo vetëm Tirana e “bllokuar” nga trafiku, probleme edhe në qytetet evropiane, ja çfarë masash po merren Një realitet i ri po formohet në Europë, ku gjithnjë e më shumë vende po zbatojnë masa për të ulur trafikun e rënduar. Bllokimet rrugore nuk janë një fenomen vetëm në Tiranë, pasi pothuajse të gjitha qytetet e mëdha europiane kërkojnë mënyra për të çliruar rrugët, sidomos gjatë orëve të pikut. Një nga shtyllat kryesore të kësaj strategjie është promovimi i carpooling, pra përdorimi i makinës nga më shumë se një pasagjer, gjë që ul numrin total të automjeteve, trafikun dhe emetimet ndotëse. Kjo politikë e re nuk është rastësi sipas studimeve, në orët e pikut 85% e makinave kanë vetëm drejtuesin. Në këtë kuadër futet edhe masa më e fundit e Spanjës, e cila ka hapur shumë debat. Që nga fillimi i vitit 2026, në Spanjë do të funksionojë radari i parë i tipit “radar i zi”, i quajtur kështu për shkak të ngjyrës. Qëllimi i tij është i qartë: do të identifikojë makinat ku udhëton vetëm drejtuesi, në korsitë ku lejohet qarkullimi vetëm për automjete me të paktën dy persona. Policia rrugore spanjolle ka investuar në një gjeneratë të re kamerash me inteligjencë artificiale, të afta të analizojnë mbi një mijë automjete në orë me saktësi 95%. Ato kapin automatikisht edhe raste mashtrimi, si përdorimi i kukullave apo kafshëve shtëpiake për të simuluar pasagjerë. Pajisjet furnizohen me panele diellore dhe dërgojnë gjobat automatikisht. Shkelja do të kushtojë 200 euro, pa përjashtim, madje as për makinat me emetime zero.