Pikat kryesore
- Gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi ka zbardhur të tjera detaje nga mbledhja e PS në Pallatin e Brigadave, që u përmbyll me 7 ndryshime në qeveri.
- Burime për A2CNN bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama u ka thënë të tijëve në mbledhje: “ Siç ju kam paralajmëruar tashmë ne jemi një ekip basketbolli dhe do të ketë ndërrime ”.
- Ndërsa për Ballukun mësohet të ketë thënë që është e vështirë të zëvendësohet në detyrat e saj qeveritare.
Gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi ka zbardhur të tjera detaje nga mbledhja e PS në Pallatin e Brigadave, që u përmbyll me 7 ndryshime në qeveri. Burime për A2CNN bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama u ka thënë të tijëve në mbledhje: “ Siç ju kam paralajmëruar tashmë ne jemi një ekip basketbolli dhe do të ketë ndërrime ”. Ndërsa për Ballukun mësohet të ketë thënë që është e vështirë të zëvendësohet në detyrat e saj qeveritare. Ai nuk ka dhënë asnjë koment për asnjë nga emrat e larguar apo emërimet e reja, duke mos dhënë as arsye për ndryshimet. Albana Koçiu do të marrë postin e zëvendëskryeministres, Ferit Hoxha do të jetë ministër i Jashtëm, Toni Gogu ministër i Drejtësisë, Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës, Eriona Ismaili ministre e Shtetit për Parlamentin dhe largohet Pirro Vengu si ministër i Mbrojtjes, të cilin do ta zëvendësojë Ermal Nushi. Besfort Lamallari nga ministër Drejtësie do të jetë tashmë ministri i ri i Brendshëm.