Pikat kryesore
- Deputeti demokrat Saimir Korreshi, në një lidhje me emisionin Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar ndryshimet e fundit në qeveri.
- Sipas tij, aty nuk ka asgjë të re, pasi dy nga ministrat janë njerëzit e Belinda Ballukut.
- I pyetur nga moderatorja Borakaj nëse mendon se do t’i hiqet imuniteti Ballukut, Korreshi tha se kjo varet nga presioni ndërkombëtar dhe nga protesta e opozitës.
Deputeti demokrat Saimir Korreshi, në një lidhje me emisionin Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar ndryshimet e fundit në qeveri. Sipas tij, aty nuk ka asgjë të re, pasi dy nga ministrat janë njerëzit e Belinda Ballukut. I pyetur nga moderatorja Borakaj nëse mendon se do t’i hiqet imuniteti Ballukut, Korreshi tha se kjo varet nga presioni ndërkombëtar dhe nga protesta e opozitës. Borakaj: Kur ju deklaroni se iku Balluku, por ka dy njerëzit e saj, do të thoni që është edhe dora e ish-numrit dy të qeverisë? Korreshi: Po, patjetër që po. Kujt i bie mendja te Enea, bashkë me shefin e kabinetit të saj? Si ka mundësi që të gjithë njerëzit e saj vihen në krye të ministrive? Çfarë ka ndryshuar? Janë dy ministri që i ka ajo pas vetes. Çfarë ndryshoi te Ministria e Jashtme me Spiropalin? Iku Spiropali, se dihet lufta e saj me Ballukun, fitoi prapë Balluku. Borakaj: Nga deklaratat e Ramës, ju mendoni se Rama do t’ia heqë imunitetin Ballukut apo jo? Korreshi: Që të jemi të sinqertë, a mendon ti se ka njeri guxim aty të bëjë raport të vetin dhe t’ia paraqesë Ramës? Borakaj: Qartazi për të fituar kohë? Korreshi: Jo vetëm për opinionin publik, por ai po luan “blackjack” me ndërkombëtarët, pasi presioni i tyre ka qenë në rritje. Ai po mat tensionin deri në fund, për të thënë pastaj se kështu menduan shefat e mi. Po të mendosh për raportin e Taulantit dhe Ulsiut, ju e dini përgjigjen: “Për ne pezullimi mjafton. Nuk e vendos Këshilli i Mandateve, ne vetëm verifikojmë.” Janë bërë pyetje më së shumti që i janë bërë avokatit të Ballukut, i cili ka thënë se kjo nuk është politike. Pra, aty duhej hequr mandati. Ne nuk vlerësojmë provat se s’jemi as prokurori e as gjykatë; ne themi ose ka të drejtë prokuroria që ta arrestojë, sepse ka prova. Ata po të ishin të arrestuar dhe të kishin USB-në… Borakaj: Mendoni se do t’ia hiqni? Korreshi: Unë mendoj se po luan “blackjack” dhe mendoj se kjo varet nga presioni i ndërkombëtarëve. Nuk di të them sa do të jetë presioni i protestës së pasnesërme, sepse ka jehonë ndërkombëtare që po protestohet për Ballukun. Mendoj se, po vazhdoi ky insistim, ata do t’ia heqin imunitetin.