Pikat kryesore
- Gjithashtu u ndal edhe te garancitë e reja shëndetësore e shoqërore për kujdestarët e tyre.
- “Nuk është asnjëherë mjaft, po është bërë e pamjaftueshme duke pasur parasysh kostot e jetesës.
- Jam shumë i lumtur që sot mbështetja për ta është dyfishuar.
Gjithashtu u ndal edhe te garancitë e reja shëndetësore e shoqërore për kujdestarët e tyre. Plani Kombëtar i Veprimit për Personat me Aftësi Ndryshe 2026–2030, i miratuar nga Këshilli i Ministrave, parashikon, krahas dyfishimit të pagesës, edhe më shumë shërbime në komunitet, akses më të lehtë në arsim, punësim dhe rehabilitim, si dhe mbështetje më të madhe për jetesë të pavarur. “Nuk është asnjëherë mjaft, po është bërë e pamjaftueshme duke pasur parasysh kostot e jetesës. Jam shumë i lumtur që sot mbështetja për ta është dyfishuar. Janë 11 mijë fëmijë që do të përfitojnë. Por kemi marrë edhe një masë të tjetër që ishte kërkesë e vazhdueshme për kujdestarët. Duke qenë se një nënë nuk shkon në punë përballet me problemin e mungesës së sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe cënojnë mundësinë për të marrë një pension nesër. Dhe vendosëm që shteti, ti paguajë sigurimet shoqërore e shëndetësore për të gjitha nënat dhe gjithë kujdestaret njësoj sikur të ishin në punë. Duhet ta kuptojnë të gjithë që ne nuk jemi jashtë realiteti, jemi këtu për të bërë më shumë dhe jo për të fjetur mbi dafinat e arritjeve të sukseseve”, tha ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Flamingot” përballë fakteve/ Kryeministri Rama reagon pas publikimit të indeksit global për mjedisin Mes dhimbjes dhe nderimeve, Rama i bashkohet homazheve për gazetarin Enrik Mehmeti “Deri në 1 miliard euro mbështetje për bizneset”/ Rama: Kushdo që ka një ide biznesi, të aplikojë e do marrë 2 milionë euro me kredi