
Loredana është një nga banoret e zakonshme të “Big Brother Vip Albania 4”, e cila që në fillim ka tërhequr vëmendjen mes VIP-ave për karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe dinamikat që ka krijuar brenda shtëpisë.
Një javë pas nisjes së spektaklit, ajo bëri një rrëfim të papritur për jetën e saj personale, duke zbuluar se ligjërisht rezulton e celebruar me ish-partnerin e saj, me të cilin ka pasur një lidhje që ka zgjatur rreth tre vite. Ky detaj u zbulua gjatë një bisede mes saj dhe Jozit, i cili nuk u ndje komod me këtë informacion dhe preferoi të mos e dëgjonte më tej.
“Jam e celebruar, ta dish” – me këto fjalë, Loredana e sqaroi statusin e saj martesor, duke theksuar se megjithëse nuk ka pasur një dasmë, lidhja e saj ka qenë e formalizuar në letra.
Tema e martesës së saj u rikthye në vëmendje pas ceremonisë simbolike që ndodhi në shtëpinë e BBV-së. Ishte Rozana ajo që solli sërish në diskutim këtë fakt, duke ia treguar Gjestit gjatë një bisede.
Biseda që trazoi shtëpinë e BBV
Në një bisedë mes Rozanës dhe Gjestit, këngëtarja zbuloi se Loredana është ende e kurorëzuar me një djalë jashtë shtëpisë, pavarësisht se aktualisht janë të ndarë. Ky zbulim shkaktoi habi dhe ngriti pikëpyetje mes banorëve për të kaluarën e saj dhe ndikimin që kjo mund të ketë në lojën e saj.
• Rozana: Do të tregoj një gjë tani? Vetëm se unë e di që ti do të vraposh direkt, për mua mos vrapo direkt.
• Gjesti: Ça më kanë ikur mua detaje nga mbrëmë që nuk isha, dua të mi tregoni.
• Rozana: Jo nga mbrëmë. Loredana më ka treguar mua një ditë këtu, kam qenë në living, momentalisht është e martuar Loredana.
• Gjesti: Është e martuar?!
• Rozana: Është e kurorëzuar me një djalë jashtë.
• Gjesti: Jo moj!
• Rozana: Po, me partnerin e saj, me të cilin është ndarë.
• Gjesti: Kurorëzim në letra?
• Rozana: Nuk ka të drejtë të martohet.
• Livia: Thuaj sa burra ke!
• Gjesti: S’ka mëshirë!
Kjo bisedë bëri që tema të diskutohej gjerësisht mes banorëve dhe të kthehej në një nga çështjet më të përfolura në shtëpinë e BBV.